Shtigjet për biçikleta nëpër Prishtinë do të jenë të veçanta.
Kryetari i komunës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se ka nisur ngjyrosja e tyre si dhe ndarja fizike e tyre, transmeton Klan Kosova.
“Kështu do të duken shtigjet e reja të biçikletave që fillojnë në Dardani e do të vazhdojnë edhe në pjesë tjera. Do të ketë barriera fizike në mes të shtegut dhe rrugës për automjete”, është shprehur Ahmeti.