Instituti gjerman, Robert Koch, që mbledh të dhënat për koronavirus, ka regjistruar 1,226 infektime të reja ditën e sotme.
Dhe në lidhje me ketë ministri gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn ka shprehur shqetësimin e tij dhe ka bërë thirrje për zbatimin e të gjithë masave të vëna përsa i përket situatës që bota ndodhet për shkak të Covid-19 si distancimi fizik, mbatja e maskave në ambiente të mbyllura dhe rregullat e higjienës
Ministri Spahn ka thënë se shpërthimet, si të vogla, ashtu edhe të mëdha, janë duke u raportuar në të gjitha rajonet.
Ai ka thënë për Radion Deutschlandfunk se rritja e numrit të infektuarve ka ndodhur pas kthimit të njerëzve nga pushimet, por edhe për shkak të organizimeve familjare.
‘Nëse nuk përkujdesemi të gjithë,mund të rezultojë në rikthimin e izolimit’ ka thënë ndër të tjera Spahn.
Ndërsa përsa i përket vaksinës së prodhuar nga Rusia ai është shprehur se nuk është testuar sa duhet dhe akoma nuk e ka kaluar provën e tretë duke u shprehur:
‘Qëllimi është që të prodhojmë një vaksinë të sigurt dhe jo kush mundet ta nxjerri i pari.
Vendimi i Moskës për të dhënë miratimin para se të përfundojnë gjykimet përfundimtare ka ngritur shqetësime midis disa ekspertëve.