‘Nëse pandemia e Covid 19 do të ishte shfaqur në Tajvan,SHBA ose në ndonjë shoqëri tjetër të hapur “do të kishte shkuar shumë ndryshe”, tha Sekretari i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore i SH.B.A. Aleks Azar në një konferencë nga Taipei të mërkurën.
Azar u takua me Presidentin e Tajvanit Tsai Ing-Wen, Ministrin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Chen Shih-chung dhe anëtarët e CDC të Tajvanit për të diskutuar rreth pandemisë Covid-19 gjatë udhëtimit të tij tre-ditor në ishullin e vetë-qeverisur, vizita e nivelit më të lartë nga një zyrtar i kabinetit amerikan në katër dekada.
“Vizita ime në Tajvan është një njohje e suksesit të saj në luftën kundër Covid-19 dhe një dëshmi për bindjet tona të përbashkëta që shoqëritë e hapura demokratike janë të pajisura më së miri për të luftuar kërcënimet e sëmundjeve infektive si Covid-19,” tha Azar.
Gjithashtu Azar kritikoi dhe Kinën për mungesën e informacionit rreth pandemisë dhe vonesën e theksuar në lejimin e ekspertëve të huaj atje, raporton CNN .
“Edhe kur Kina vendosi kufizime të brendshme të udhëtimit, [ajo ende lejonte] njerëzit e tyre të udhëtonin nëpër botë, përfshirë dhe Evropën, e cila më pas lejoi që udhëtarët që vinin nga Evropa të përhapin sëmundjen infektive në Shtetet e Bashkuara,” tha Azar.
Vizita është kritikuar nga Pekini zyrtar pasi ata e konsiderojnë ishullin e Tajvanit një territor të tyren dhe vizita vjen në një kohë kur raportet Kinë-SHBA janë në nivelet më të ulëta.