Shteti i Katarit mori pjesë konferencën virtuale për situatën humanitare në Liban, të mbajtur përmes një videokonference nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), ku u përfaqësua nga Ministri i Shtetit për Punë të Jashtme Sulltan bin Saad Al Muraikhi.
Në hyrje të fjalës së tij në takim, Ministri Katarian i shprehu ngushëllimet qeverisë dhe popullit të Libanit, si dhe i uroi të lënduarve shërim të shpejtë. Al Muraikhi tha se katastrofa erdhi në një kohë kur Libani tashmë po përballej me kushte të rënda (financiare), gjë që rrit nevojën për mbështetjen urgjente të komunitetit ndërkombëtar për ta kapërcyer këtë situatë kritike.
Në këtë drejtim, ai përmendi pjesëmarrjen e HH Emirit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani në Konferencën Ndërkombëtare për Ndihmë dhe Mbështetje për Bejrutin dhe popullin libanez, e cila u mbajt nga Presidenti Francez Emmanuel Macron dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB Antonio Guterres.
“Gjatë kësaj konference, Emiri theksoi lidhjet vëllazërore dhe solidaritetin me popullin dhe shtetin e Libanit, e në të njëjtën kohë njoftoi një ndihmë urgjente me vlerë 50 milion USD, si kontribut në operacionet e lehtësimit të vuajtjeve të libanezëve dhe tejkalimin e rrethanave të tyre ekstremisht të vështira, krahas ndihmave shtesë në përpjekjet ndërkombëtare për rindërtimin e Beirutit” – tha Al Muraikhi.
Brenda disa orësh nga ngjarja katastrofike, disa avionë me pajisje mjekësore dhe ndihma të tjera u dërguan nga Katari në Liban, si dhe u instaluan dy spitale fushore, bashkë me një grup kërkim-shpëtimi i përbërë nga 50 ekspertë të Forcave të Sigurisë së Brendshme Katariane.
Nga ana tjetër, Ministri i Shtetit i shprehu Sekretarit të Përgjithshëm të OKB Antonio Guterres mirënjohjen e Katarit për pjesëmarrjen e tij në konferencën virtuale.
“Në emër të Shtetit të Katarit, doja të falënderoja sinqerisht dhe z. Mark Lowcock Nënsekretar i Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Çështjet Humanitare dhe Koordinator i Ndihmës së Urgjencës, për organizimin dhe kryesimin e kësaj konference në një kohë kaq të shkurtër, për të nënvizuar seriozitetin e situatës dhe gjendjes së jashtëzakonshme të krijuar nga incidenti katastrofik i Bejrutit” – përfundoi Sulltan bin Saad Al Muraikhi.