Bordi i përkohshëm i drejtorëve të KEK sh.a. i kryesuar nga z. Hysen Fazliu me drejtorët z. Egzon Berisha, z. Petrit Ibraj dhe znj. Fatime Grajqevci, sot me dt: 11.08.2020 ka mbajtur mbledhjen e parë zyrtare me ç’rast janë njoftuar nga u.d. Kryshefi Ekzekutiv z. Luigj Imeri për objektivat dhe sfidat e korporatës.
Në këtë takim, z. Imeri, ka njoftuar kryesuesin dhe drejtorët e Bordit të përkohshëm të KEK sh.a. për aktivitetin e korporatës në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, sfidat e me theks të veçantë në implementimin e projekteve kapitale dhe gjendjen e krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19 si dhe menaxhimin e mirë të kësaj situate deri më tani.
Në anën tjetër, z. Fazliu ka theksuar se Bordi i përkohshëm i drejtorëve, si përfaqësues i aksionarit të vetëm (qeverisë) ka përgjegjësinë për performancën e mire të KEK-ut. Për më tepër, Bordi i përkohshëm është i përkushtuar për qeverisjen e korporatës në përputhje me përgjegjësitë dhe parimet e njohura ndërkombëtare për qeverisjen korporative gjithnjë duke respektuar Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe rregulloret e Brendshme të Korporatës.
Fare në fund, Bordi i përkohshëm ka përshëndetur angazhimin e menaxhmentit dhe punëtorëve për rezultatet e arritura si në aspektin operative ashtu edhe në atë financiar.