Sevilla është skuadra e fundit që ka kaluar në gjysmëfinale sonte pasi që eliminoi Wolverhampton me rezultat të ngushtë 0 me 1.
Goli erdhi në minutat e fundit të ndeshjes ku në minutën e 88-të shënoi Lucas Ocampos për t’ia siguruar Sevillës gjysmëfinalen.
Shakhtar do të luajë kundër Interit të hënën e ardhshme kurse Manchester United do të luajë kundër Sevillës.
Spanjollët shpeshhere kanë ditur të fitojnë këtë garë dhe mund ta përsërisin një sukses të tillë