Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat ditën e mërkurë vende-vende parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Sipas IHMK-së temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28 dhe 31 gradë Celsius.
Indeksi UV do të jetë i lartë, kryesisht në orët e mesditës.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1 deri në 8m/s