Ka ndërruar jetë papritmas në Zvicër disenjatori kosovar, Amir Sinani.
Burime të afërta me familjen tregojnë për Indeksonline se 31- vjeçarit i ishte përkeqësuar gjendja papritmas, para se të vdiste në një nga spitalet e Zvicrës.
Sinani që ushtronte punën e disenjatorit prej disa vjetësh, në Zvicër ishte me prejardhje nga Komuna e Kamenicës.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 12:00 në varrezat e fshatit Hajvali.