Dje në Prishtinë rreth orës 13:10 janë arrestuar tri të dyshuara femra K/Shqiptare, të cilat e kanë sulmuar fizikisht zyrtaren policore femër K/Shqiptare pas një mosmarrëveshje.
Njëra nga të dyshuarat në stacionin policor e ka sulmuar zyrtaren policore pasi nuk iu kishte bindur urdhrave të zyrtarit policor.
Si pasojë e sulmit zyrtarja policore ka pranuar tretman mjekësor, e dyshuara që kishte sulmuar policen me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse dy të dyshuarat tjera janë liruar në procedurë të rregullt.