Dy klubet futbollistike nga qyteti i Gjilanit janë goditur nga COVID-19.
Pas Dritës, edhe klubi futbollistik i Gjilanit është prekur nga koronavirusi.
Pesë lojtarë nga kjo skuadër kanë pozitivë.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar drejtori sportiv i klubit “Gjilani” Sevdail Robelli.
Robelli tha se ekziton një lloj frike se mund të anulohet ndeshja parakualifikuese për në Europa League ndaj skuadrës Tre Penne.
Por, ai theksoi se situata do të qartësohet pasi ata të ritestohen nesër.
Sot UEFA e ka anuluar takimin Drita-Lindfield, në kuadër të Champions.