Kryetari i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, ka shprehur pakënaqësinë e tij se deklarimi i tij i pasurisë po qarkullon nepër media.
Pacolli tha se nuk është mirë që në kohë të pandemisë të tregohet se çka kemi më tepër në jetë.
“Shikoj shumë komente dhe artikuj në media për pasurinë time të deklaruar, diçka që në të vërtetë nuk e dëshiroj. Jemi në mes të një krize financiare dhe pandemie, ku shumë familje e kanë shumë të vështirë të përballen me jetën e tyre të përditshme. Gjëja e fundit që na duhet është të tregojmë se çfarë kemi me tepër në jetë. Më e rëndësishmja nga të gjitha janë shëndeti, familja dhe miqtë në jetë. Falënderoj Zotin për këtë!”.