Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Shëndetësisë gjatë ditës së sotme kanë pranuar një donacion nga kompania ‘Sezin’ nga Turqia me ndihmën e Ambasadës së Republikes turke në Kosovë.
Në këtë donacion të ardhur janë përfshirë, 100 mijë maska, afro tre mijë mbrojtëse të plastifikuara si dhe materiale tjera, thuhet në njoftimin e MPB’së, lëshuar në faqen zyrtare, transmeton Klan Kosova.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Yildiray Bajrami, i cili e bëri pranimin e këtij donacioni, në emër të MPB-së falënderoi donatorët.
“Kjo edhe njëherë e vë në pah rëndësinë dhe punën që mërgata dhe bashkatdhetarët tanë e zhvillojnë në ndihmë për Republikën e Kosovës, popullit dhe institucioneve të saja në luftën kundër pandemisë”, tha Bajram.