Ministria e Financave ka njoftuar qytetarët dhe bizneset se ka ekzekutuar grupin e dytë të pagesave të masës 3 (a).
“Ministria e Financave njofton se Thesari ka ekzekutuar transferin për pagesën e 53,248 përfituesve të masës 3 (a) në vlerë prej 9,446,560.00 Euro, që përfshin pagesën për herën e dytë si dhe pagesën për dy muaj përnjëherë për ata të cilat nuk kanë pranuar deri tani pagesën për muajin e parë, ndërsa mjetet mund të tërhiqen duke filluar nga nesër në zyrat bankare”, thuhet në kumtesë, transmeton Klan Kosova.
“Ndërsa, po vazhdon procesi i përgatitjes për ekzekutimin e masave 7, 8 dhe 14 për përfituesit individë që do të procedohen nesër, duke vazhduar me ekzekutimin e pagesave të masës 3b (qiratë)”.