Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, gjatë ditës së sotme është takuar me kryetaren e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi dhe Ragip Ajeti, përfaqësues i Degës së Sindikatës në Gjilan, transmeton Klan Kosova.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për kushtet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen pjesëtarët e Policisë së Kosovës, në menaxhimin me situatën me COVID-19.
“Theksova përkrahjen e fuqishme për Policinë e Kosovës dhe përpjekjen maksimale që të gjithë pjesëtarët e Policisë të kompensohen dhe stimulohen për punën dhe angazhimin e tyre gjatë kësaj periudhe” ka shkruar Veliu në llogarinë e tij në Facebook.