Sot rreth orës 11:20, në pikën kufitare në Vërmicë zyrtarët kufitar gjatë regjistrimit në sistem të automjetit “Seat” me targa lokale i cili ishte duke hyrë nga Shqipëria për në Kosovës, të njëjtin kanë vendosur ta selektojnë për kontroll të detajuar në vijën e dytë të kontrollit.
“Gjatë kontrollimit të hollësishëm të ushtruar nga ana e zyrtarëve policor në bashkëpunim dhe koordinim me oficerët doganor, në pjesën e përparme tek motori i automjetit janë gjetur 15 qese najloni të mbushura me substancë të dyshuara narkotike e llojit marihuanë, me peshë e cila dyshohet të jetë prej rreth 6 kilogramë”.
Në lidhje me rastin është njoftuar Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, Njësia e Forenzikes, dhe njësitet tjera relevante për trajtim dhe hetim të mëtejme të rastit.
“Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore Departamenti i Krimeve të Rënda Prizren, është iniciuar rasti për veprën penal “Blerja, Shpërndarja, Transportimi, Prodhimi, Këmbimi, Ndërmjetësimi ose Shitja e paautorizuar e Substancave narkotike dhe psikotrope ose analoge”, ndaj të dyshuarit E.L.viti i lindjes 1966”.
“Të gjitha veprimet e mëtejme ndaj personit të dyshuar, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorin kompetent”.