Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, u tha sot gazetarëve në Krushevac, në lidhje me pretendimet se Ushtria e Serbisë ka shkelur “vijën administrative” me Kosovën, se ishte një patrullë e përbashkët e tyre me Ushtrinë e Serbisë dhe të KFOR-it dhe se ka pasur drejtimin paraprakisht të përcaktuar dhe se nuk ka pasur kurrfarë kalimi ilegal.
Vulin theksoi se ishte aktivitet i rregullt, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.
“E vërteta e vetme është se patrulla e njëkohshme e Ushtrisë së Serbisë dhe KFOR-it dhe Komandës rajonale Lindje, do të thotë kontingjentit turk, bashkë me dy nga kontingjenti i SHBA, nga ora 16.50 deri në orën 18.10 ka pasur një patrullim të njëkohshëm nga drejtimi i fshatit Muhoc deri në fshatin Karaçevë e Ulët, sipas vijës administrative paraprakisht të përcaktuar”, tha Vulin.
Ai ka thënë se dihet me saktësi ku lëvizin ata dhe paraprakisht duhet se nga do të lëvizet.
Vulin ka thënë përpjekjet e Prishtinës janë të pranishme që siç thotë ai, edhe njëherë të sulmojnë Ushtrinë e Serbisë dhe të thonë se nuk po respektohen marrëveshjet ndërkombëtare dhe se Beogradi po shkel vijën administrative.