Udhëheqësit ndërkombëtarë do të zhvillojnë bisedime të dielën për të rritur ndihmat për Bejrutin pas shpërthimit masiv që shkatërroi kryeqytetin libanez të martën.
Konferenca virtuale – e iniciuar nga Franca dhe Kombet e Bashkuara – fillon në orën 14:00, njofton Klan Kosova.
Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ai planifikon t’i bashkohet thirrjes.
Zyrtarët vlerësojnë se shpërthimi në depo, i cili ruante 2.000 ton nitrat amoniumi, shkaktoi dëme deri në 15 miliardë dollarë.
Shpërthimi la të paktën 158 njerëz të vdekur, 5,000 të plagosur dhe 300,000 të pastrehë.
Të shtunën mijëra njerëz dolën në rrugë për të protestuar kundër politikanëve të korruptuar, neglizhenca e të cilëve çoi deri në tragjedinë e ndodhur.
Policia ka gjuajtur gaz lotsjellës ndaj protestuesve që hidhnin gurë dhe disave që sulmuan ministritë e qeverisë.