Kosova po vazhdon përballjen e vështirë me pandeminë e koronavirusit.
Vetëm dje në vendin tonë janë konfirmuar edhe 190 raste të reja me koronavirus.
Ndonëse në dy ditët e fundit ka pasur rënie të lehtë të numrit të të infektuarve, shqetësuese mbetet bilanci i viktimave.
Të hënën, më 3 gusht Kosova shënonte 256 viktima nga COVID-19, ndërsa ky numër sot ka arritur në 315.
Bazuar në këta numra, brenda kësaj jave në Kosovë kanë vdekur 59 pacientë si pasojë e COVID-19.
Numri i rasteve në Kosovë ka arritur në 10 mijë e 59, teksa nga to 3 mijë e 942 janë ende aktive