Pesë gjyqtarë nga Uellsi janë caktuar për të ndarë drejtësinë në ndeshjen e sotme në mes të kampionit të Kosovës, Dritës dhe kampionit të Andorras, Inter Escaldes.
Robert Ian Jenkins do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes, derisa ai do të ndihmohet nga Ian Bird, Daniel Beckett dhe Lewiss Edwards, njofton Klan Kosova.
Ndërsa, gjyqtar i katërt do të jetë John Andrew Jones.
Ky takim i vlefshëm për parakualifikime të Ligës së Kampionëve zhvillohet sot nga ora 18:00.