Futbollisti Besnik Krasniqi është transferi i parë i FC Prishtinës për këtë verë.
Zyrtarizimi i tij është bërë minuta më parë nga faqja e klubit prishtinas, transmeton Klan Kosova.
Krasniqi edhe më parë ka djersitur fanellën e Prishtinës për pesë sezone.
“Nga sot jam kthyer në klubin ku u rrita dhe fillova karrierën profesionale. Iu premtoj të gjithëve që do të jap më të mirën nga vetja për klubin e qytetit tim”, ka thënë Besnik Krasniqi pas nënshkrimit të kontratës dyvjeçare.
Së fundi, Krasniqi ishte pjesë e Ballkanit ku luajti për dy vite.