• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Kryeziu: Presim që PDK ta përkrahë mocionin për rrëzimin e qeverisë

08/08/2020 - 13:25:46
Kryeziu: Presim që PDK ta përkrahë mocionin për rrëzimin e qeverisë

Lëvizja Vetëvendosje ka arsyetuar nismën e saj për ngritjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti, në kohën kur vendi po përballet me një krizë të madhe me pandeminë.

Për Vetëvendosjen është pikërisht, menaxhimi i dobët me pandeminë nga Qeveria Hoti, që ka shtyrë ata të marrin një iniciativë të tillë.

Lexo më shumë

Shefi i stafit të Kurtit: Po vëllai im i është futur tregtisë me rrymë vendosi ta provojë fatin

Shefi i stafit të Kurtit: Po vëllai im i është futur tregtisë me rrymë vendosi ta provojë fatin

May 30, 2025
12
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Me thikë dhe çekan në dorë e dhunoi seksualisht para syve të burrit një grua në Lipjan

May 30, 2025
108

Përparim Kryeziu, zëdhënës i Vetëvendosjes, ka thënë për Ekonomia Online se mocioni ndaj Qeverisë është parë si nevojë e domosdoshme për të ndal keq menaxhimin me pandeminë.

Lëvizja Vetëvendosje e cila kishte kritikuar ish-partnerin e koalicionit Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila po ashtu në kohën kur vendi përballej me pandeminë COVID-19, kishte iniciuar mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti, vlerëson se mocioni i iniciuar nga ta dallon shumë nga ai i ish-partnerit të koalicionit.

“Ai dallon thelbësisht nga mocioni që ishte bërë për rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, për faktin se ai ishte bërë për kundër pandemisë, kurse ky mocion po bëhet pikërisht për shkak të pandemisë, duke qenë se ka një pajtueshmëri të padiskutueshme se menaxhimi nuk është aspak në nivel, për të mos thënë që është inekzistent me shifrat tash alarmante ku brenda vetëm dy muajve kemi 270 të vdekur”.

“Prandaj kjo është paraqitë si nevojë edhe domosdoshmëri për ndërhyrje të drejtpërdrejtë të këtij cikli të keq të menaxhimit”.

Por, për ta realizuar iniciativën e tyre, Vetëvendosje po kërkon bashkëpunimin edhe të tjetrës parti opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës, me të cilën deri më tani nuk ka pasur ndonjë bashkëpunim.

Kryeziu ka thënë se presin që PDK të jap mbështetjen e tyre për të cilën sipas tij, janë shprehur edhe publikisht.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Ne kemi bërë thirrje të enjten, deri më tani kemi 31 nënshkrime, shefi i grupit tonë parlamentar Rexhep Selimi është në pritje të PDK-së që ti jep komentet e saj në kuadër të tekstit të mocionit dhe të ofrojnë përkrahjen e tyre të cilën e kanë thënë publikisht, paraprakisht”.

“Konsideroj që ky far lloj komunikimi me PDK-në po ndodh në kuadër të suazave të partive në opozitë që kanë një qëllim të përbashkët”.

Por, PDK siç ka raportuar të enjten Ekonomia Online, ka shprehur interesim që ta rrëzojë Qeverinë Hoti, por për të ndodh kjo, Vetëvendosje duhet t’i sigurojë 40 nënshkrime për ta proceduar mocionin në Kryesi të Kuvendit, pasi partia e Veselit nuk do t’i jap nënshkrimet që të procedohet në kryesi.

E për zëdhënësin e VV-së, ajo çfarë deklaron PDK, është kontradiktore.

“Brenda fjalisë ka kontradikta mes vete, në qoftë se është në parim për rrëzimin e qeverisë, pse duhet të jetë kundër për nënshkrimin e mocionit, kur si në rastin e parë dhe të dytë, rezultati është i njëjtë, rrëzimi i Qeverisë. Ata nuk e kanë pasur problem rrëzimin e Qeverisë në kohë pandemie, atëherë kur pandemia po menaxhohej mirë, dhe sot nuk ka se si të jetë pandemia, arsyeje për mos rrëzimin e Qeverisë, pikërisht që kjo e fundit po bënë një keqmenaxhim për të cilën edhe vet zyrtarët më të lartë të PDK-së, pajtohen”.

Kryeziu, ka thënë se do t’i komunikojnë të gjithë ata që përkrahin nismën e tyre, kur është pyetur nëse do të kërkojnë votat e minoriteteve jo serbe, të cilat po ashtu kishin votuar për ta rrëzuar Qeverinë Kurti.

“Ne do të komunikojmë me të gjithë ata që të cilët shprehin vullnetin për ta mbështetur nismën tonë dhe ne presim që fillimisht nisma jonë të mbështetet nga paritë opozitare që kanë pasur qëndrime publike se janë pro dhe gjithmonë rrëzimit të Qeverisë”.

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar të enjten për nismën e saj për rrëzimin e Qeverisë Hoti përmes mocionit të mosbesimit.

Dhe deri tani përveç 31 votave të deputetëve të saj nuk ka siguruar ndonjë votë tjetër.

Që një mocion mosbesimi të procedohet për në Kuvend duhet së paku 40 vota.

Ndërsa nëse mocioni hynë si rend dite në seancën e Kuvendit, për të kaluar, pra për rrëzimin e Qeverisë duhen së paku 61 vota.

Share2TweetSendShareSend

Related Posts

Shefi i stafit të Kurtit: Po vëllai im i është futur tregtisë me rrymë vendosi ta provojë fatin
Ekonomia

Shefi i stafit të Kurtit: Po vëllai im i është futur tregtisë me rrymë vendosi ta provojë fatin

May 30, 2025
12
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Me thikë dhe çekan në dorë e dhunoi seksualisht para syve të burrit një grua në Lipjan

May 30, 2025
108
Arrestohet gazetari nga Lugina, ‘shoku’ i Sheshelit i cili kërkonte eliminimin e gazetarëve të Kosovës
Lajme

Arrestohet gazetari nga Lugina, ‘shoku’ i Sheshelit i cili kërkonte eliminimin e gazetarëve të Kosovës

May 30, 2025
96
Aksident i rëndë në Itali: Dy mërgimtarë nga Kosova të vdekur – Foto +18
Lajme

Aksident i rëndë në Itali: Dy mërgimtarë nga Kosova të vdekur – Foto +18

May 30, 2025
104
Hajnat i marrin një shumë parash dhe i rrahin pronarët e shtëpisë në Prishtinë
Lajme

Prizren: Hajnat vjedhin stoli ari me vlerë mbi 10 mijë euro në fshatin Grazhdanik

May 30, 2025
13
Kanada po digjët nga një zjarr i madhë, mijëra banorë në rrezik
Bota

Kanada po digjët nga një zjarr i madhë, mijëra banorë në rrezik

May 30, 2025
13
Next Post
Deputeti i LDK-së: MPJ të reagojë – hyrja në Kosovë e xhandarëve serbë “si në bahçe të babës” është cenim i integritetit

Deputeti i LDK-së: MPJ të reagojë – hyrja në Kosovë e xhandarëve serbë “si në bahçe të babës” është cenim i integritetit

Më të fundit

  • Shefi i stafit të Kurtit: Po vëllai im i është futur tregtisë me rrymë vendosi ta provojë fatin
  • Me thikë dhe çekan në dorë e dhunoi seksualisht para syve të burrit një grua në Lipjan
  • Arrestohet gazetari nga Lugina, ‘shoku’ i Sheshelit i cili kërkonte eliminimin e gazetarëve të Kosovës
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi