Ish Gjenerali i FSK-së, Imri Ilazi, është liruar pas ndalimit nga autoritetet e Turqisë në Aeroportin e Antaliasë.
“Sa po më njoftuan që është liruar Imri Ilazi nga organet turke”, ka thënë kryetari i OVL-së së UCK-së, Hynsi Gucati, transmeton Klan Kosova.
“E falënderoj Ministrinë e Jashtme dhe Diasporës dhe Ministrinë e Brendshme në Kosovë dhe Ambasadën e Kosovës në Turqi si dhe Blerim Dajakun që ndihmuan në lirimin e ish gjeneralit Imri Ilazit, shpresojmë që raste të tilla mos të përsëriten”