• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Vdes gjenerali Scowcroft, ish-këshilltar i presidentëve Ford dhe Bushi i vjetër

07/08/2020 - 19:58:23
Vdes gjenerali Scowcroft, ish-këshilltar i presidentëve Ford dhe Bushi i vjetër

Brent Scowcroft, gjenerali pragmatik me tre yje i cili shërbeu si këshilltar i sigurisë kombëtare për presidentët republikanë Gerald Ford dhe George H.W. Bush dhe më vonë kritikoi politikat e luftës të Presidentit George W.Bush për Irakun, vdiq të enjten. Ai ishte 95 vjeç.

Scowcroft, anëtar i komisionit presidencial që hetoi skandalin më të madh të presidencës së Ronald Reaganit dhe arkitekt i Luftës së Gjirit të vitit 1991 nën Presidentin George H.W. Bush, vdiq nga shkaqe natyrore, sipas një deklarate të bërë të premten nga një zëdhënës i familjes Bush

Lexo më shumë

Gazeta gjermane Bild: Vladimir Putin e ka prejardhje nga Kosova?

Droni rus në Rumani, Von Der Leyen: Kërcënim serioz për sigurinë

September 15, 2025
8
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë

Të shtëna me armë në Fushë Kosovë, arrestohet 22-vjeçari

September 15, 2025
9

Scowcroft arriti gradën e gjenerallejtënantit të Forcave Ajrore gjatë një karriere ushtarake 29-vjeçare dhe për dekada me radhë ishte një zë me ndikim në sigurinë kombëtare të SHBA. Ai ishte një internacionalist i kujdesshëm (ai e quante veten realist), mjaft i afërt në pikëpamje me ish Sekretarin e Shtetit Henry Kissinger.

Scowcroft shërbeu si ndihmës kryesor i presidentit republikan Richard Nixon gjatë një kohe kur Shtetet e Bashkuara po kërkonin të dilnin nga Lufta e Vietnamit; më pas u bë këshilltar i sigurisë kombëtare në presidencën Ford nga viti 1975 deri në 1977 dhe pastaj i presidentit George H.W. Bush nga 1989 deri në 1993.

“Ai është thjesht i mrekullueshëm dhe kurrë nuk kërkon merita”, thoshte presidenti Bush i vjetër për Scowcroftin, pas fitores në Luftën e Gjirit në mars 1991.

Scowcroft, njeri fjalëpak dhe me gjeste tipike prej një perëndimori inteligjent, mbeti mjaft i lidhur me Presidentin George H.W. Bush dhe shkroi një libër me të në vitin 1998. Por ai nuk e miratoi qasjen “e njëanshme” të djalit të tij, Presidentit George W.Bush në çështjet botërore.

Scowcroft ishte këshilltar kryesor i presidentit gjatë Luftës së Gjirit në vitin 1991, në të cilën forcat amerikane, së bashku me një koalicion aleatësh, dëbuan trupat irakiane që kishin pushtuar fqinjin e pasur me naftë, Kuvajtin në gusht të vitit 1990.

Presidenti Bush vendosi ta linte udhëheqësin irakian Saddam Hussein në Bagdat, pasi forcat e Irakut u tërhoqën shpejt nga Kuvajti. Dymbëdhjetë vjet më vonë, djali i presidentit Bush i vjetër urdhëroi pushtimin e Irakut që rrëzoi Saddamin dhe çoi në ekzekutimin e tij, por i detyroi trupat amerikane të bënin atje një luftë të përgjakshme nga viti 2003 deri në 2011

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Në një intervistë për televizionin PBS pesë vjet më vonë, Scowcroft e shpjegoi kështu vendimin e administratës Bush i parë për të mos dërguar forca amerikane në Bagdad në vitin 1991 për të rrëzuar Saddamin:

“Asnjëherë nuk ishte synimi ynë për të rrëzuar Saddam Huseinin. Sikur të ishim përpjekur ta bënim këtë, Bagdadi do të ishte akoma edhe sot i pushtuar nga ne. Kjo do ta kishte kthyer një sukses të madh në një humbje mjaft të madhe dhe të përgjakshme.”

Në vitin 2004, Scowcroft i quajti luftërat e Presidentit Bush i ri në Irak dhe Afganistan një “aventurë të dështuar” duke e fajësuar presidentin se ishte “magjepsur” nga kryeministri izraelit Ariel Sharon.

Në vitin 2005, Scowcroft tha se vazhdimi i pranisë amerikane në Irak po e zhyste Lindjen e Mesme në flakë. Ai ishte që operacioni i SHBA në Irak t’i dorëzohej NATO-s ose Kombeve të Bashkuara.

I lindur më 19 Mars 1925, në Ogden të shtetit Juta, Scowcroft u diplomua në Akademinë Ushtarake të SHBA në vitin 1947 dhe më vonë mori një doktoratë nga Universiteti Columbia për marrëdhëniet ndërkombëtare.

Karriera e tij si pilot ushtarak mori fund në vitin 1949 kur avioni i tij P-51 Mustang u rrëzua në Nju Hamshër, duke e dëmtuar në shpinë.

Ai dhe laksione për historinë ruse në Akademinë West Point dhe drejtoi departamentin e shkencave politike të Akademisë së Forcave Ajrore, përpara se të niste punën në Pentagon në vitet 1960.

Share2TweetSendShareSend

Related Posts

Gazeta gjermane Bild: Vladimir Putin e ka prejardhje nga Kosova?
Bota

Droni rus në Rumani, Von Der Leyen: Kërcënim serioz për sigurinë

September 15, 2025
8
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë
Lajme

Të shtëna me armë në Fushë Kosovë, arrestohet 22-vjeçari

September 15, 2025
9
Ish-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin sot e mbronë UÇK-në në Hagë
Lajme

Ish-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin sot e mbronë UÇK-në në Hagë

September 15, 2025
8
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Një person gjendet i vdekur në Prishtinë

September 15, 2025
17
Këto janë kundërshtimet e Putinit ndaj planit Amerika të armëpushimit?
Lajme

Droni rus futët 10 kilometra në hapësirën ajrore rumune qëndroi për 50 minuta

September 14, 2025
33
Sot protestohet në Hagë në kundër Gjykatës Speciale
Lajme

Sot protestohet në Hagë në kundër Gjykatës Speciale

September 14, 2025
6
Next Post
Funeral në vend të dasmës, vdekja e infermieres në Bejrut përlot botën

Funeral në vend të dasmës, vdekja e infermieres në Bejrut përlot botën

Më të fundit

  • Droni rus në Rumani, Von Der Leyen: Kërcënim serioz për sigurinë
  • Të shtëna me armë në Fushë Kosovë, arrestohet 22-vjeçari
  • Ish-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin sot e mbronë UÇK-në në Hagë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi