Visar Berisha, këshilltar për shëndetësi i Kryeminstrit të Kosovës, ka folur për gjendjen shëndetësore të Avdullah Hotit.
Ai në një lidhje direkte në emisionin Frontal live në T7, nga banesa e tij pasi është në izolim, ka thënë se gjendja e kryeministrit është e mirë
“Gjendja është e mirë, ka shenja të përgjithme të virozës, parametrat infektiv janë brenda normales”, ka thënë Berisha, i cili edhe vet po përballet me problemin e njejtë si të shefit të tij.
Berisha ka thënë se për shkak të kontakteve me kryeministrin është izoluar, por edhe ky është mirë.
“Gjendja është e mirë, nuk ndjej shenja të vizozës edhe pse kemi qëndruar afër kryeministrit”, ka thënë Berisha