Në kuadër të rritjes së masave të sigurisë gjatë patrullimeve në rrugë, policia rrugore ka konstatuar drejtues mjeti duke qarkulluar me shpejtësi 239 km/h në orë.
Gjatë ditës së sotme është ushtruar kontroll me radar dhe alkooltest në disa akse rrugore të qarkut Elbasan
“Ndërkohë në aksin rrugor Krrabë-Elbasan gjatë mesditës së sotme janë evidentuar dhe ndëshkuar 9 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi nga 150 km/h deri në ekstrem 239 km/h, ku tabela lejon 110 km/h’– sqaron policia
Njoftimi:
Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore ka shtuar kontrollet, kryesisht në ato akse rrugore ku rreziku për të shkaktuar aksident rrugor është më i lartë.
Në këtë kuadër, gjatë ditës së sotme është ushtruar kontroll me radar dhe alkooltest në disa akse rrugore të qarkut Elbasan dhe konkretisht në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë dhe në aksin rrugor Krrabë-Elbasan.
Në akset Peqin-Rrogozhinë dhe Krrabë-Elbasan 17 leje drejtimi të pezulluara gjatë ditës së sotme, konkretisht:
Gjatë kontrolleve në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë janë evidentuar dhe ndëshkuar 8 drejtues mjetesh që qarkullonin ne shpejtësi nga 120 deri në 140 km/h, ndërkohë që tabela lejon të qarkullosh me 80 km/h.
Ndërkohë në aksin rrugor Krrabë-Elbasan gjatë mesditës së sotme janë evidentuar dhe ndëshkuar 9 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi nga 150 km/h deri në ekstrem 239 km/h, ku tabela lejon 110 km/h.