Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj gjatë ditës ka pritur në takime të ndara kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri.
Ai tha se me dy bashkëpartiakët e tij kanë folur për situatën epidemiologjike në këto dy komuna ku udhëheqin ata, njofton Klan Kosova.
Zemaj tha se ata janë shprehur të gatshëm për bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.
“Gjatë ditës prita në takime të ndara kryetarin e Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri dhe kryetarin e Komunës së Gjilanit, z.Lutfi Haziri, me të cilët biseduam rreth menaxhimit të situates së krijuar nga pandemia COVID-19.
I falemnderoj të dy kryetarët për gatishmërinë dhe bashkëpunimin e treguar gjatë gjithë kohës për organizimin e mirëfillt dhe luftimin e pandemisë COVID-19”.