Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar një takim virtual me Ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Olavi Haavisto.
Haradinaj-Stublla ka shprehur mirënjohje për përkrahjen që shteti i Finlandës ka dhënë për integrimin evropian të Kosovës, veçanërisht për përkrahjen e vazhdueshme për lëvizjen e lirë në zonën Shengen të qytetarëve të Kosovës, njofton Klan Kosova.
“Në këtë takim është diskutuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi, me ç‘rast Ministrja Haradinaj Stublla ka theksuar se shteti i Kosovës ka bërë koncesione të mjaftueshme me Pakon e Ahtisaarit, dhe se tani është radha e Serbisë të angazhohet seriozisht për marrëveshje finale me njohje reciproke në kufijtë ekzistues”.