Vaksina ruse kundër COVID-19 e bërë nga qendra “Gamaleya”, do të regjistrohet më 12 gusht të këtij viti.
Të parët që do ta marrin do të jenë punëtorët mjekësorë dhe banorët e moshuar të vendit, tha sot zv.ministri i Shëndetësisë i Rusisë, Oleg Gridnev.
“Faza e fundit, e tretë e testimit është duke u zhvilluar. Testimi i vaksinës është shumë e rëndësishme. Ne duhet të kuptojmë se vaksina duhet të jetë e sigurt. Punëtorët e mjekësisë dhe të moshuarit do të vaksinohen së pari”, tha Gridnev, transmeton Telegrafi.
Ai shtoi se do të jetë e mundur të vlerësohet efektiviteti i vaksinës, kur imuniteti formohet në popullatë, raporton thebusinesstoday.
Më herët, Ministri i Shëndetësisë, Mikhail Murashko, njoftoi se vaksinimi masiv kundër coronavirusit në Rusi është planifikuar për muajin tetor.
Testimet klinike të vaksinës të zhvilluara nga Qendra Kombëtare e Kërkimit për Epidemiologji dhe Mikrobiologji, “Gamaleya”, filluan në Universitetin Sechenov më 18 qershor gjersa 38 vullnetarë morën pjesë në testim, të gjithë ata fituan imunitet ndaj virusit coronavirusit