Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është shtruar në spital pas infektimit me COVID-19.
Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në këtë komunë, Arsim Haxhiu. Sipas tij, gjendja e Lladrovcit është stabile.
“Është në observim klinik në SHSKUK nga e mërkura. Gjendja e tij është stabile”, ka thënë Haxhiu për Express.
Lladrovci ka njoftuar para 10 ditësh është infektuar me COVID-19. Ai kishte bërë me dije se kishte pak temperaturë dhe se do të jetë në izolim deri në shërimin e plotë.
“Mora njoftimin nga IKShPK se testi im për covid-19, është pozitiv. Kam pak temperaturë, pa shenja tjera. Ndjehem mirë. Izolimi im vijon në pajtim me rekomandimet e institucioneve shëndetësore deri në shërimin e plotë. Respektoni rekomandimet e IKShPK dhe të institucioneve tjera relevante. Bartni maskën, ruani distancën, mbani higjienën!”, kishte shkruar Lladrovci.