• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Diplomon 96-vjeçari i cili i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore e Covid-19

06/08/2020 - 16:48:45
Diplomon 96-vjeçari i cili i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore e Covid-19

Giuseppe Paterno, 96 vjeç, është përballur me shumë prova në jetë: varfëria e fëmijërisë, Lufta e Dytë Botërore dhe së fundmi, pandemia. Tani, ka kaluar një sërë provimesh për t’u bërë i diplomuari në moshën më të madhe në Itali.

Këtë javë, ish-punonjësi i hekurudhave, mori diplomën dhe hodhi kapelën tradicionale të diplomimit bashkë me studentët e tjerë rreth 70 vite më të rinj se ai, teksa duartrokitej nga familja dhe mësuesit.

Lexo më shumë

“ChatGPT” i zbuloi kancerin që mjekët nuk e kishin vënë re 40-vjeçares amerikane

“ChatGPT” i zbuloi kancerin që mjekët nuk e kishin vënë re 40-vjeçares amerikane

April 29, 2025
23
Kina në avantazh e krijon “armën” që mund të le botën në terrë

Kina në avantazh e krijon “armën” që mund të le botën në terrë

March 31, 2025
13

“Unë jam një person normal, si shumë të tjerë”, tha ai kur u pyet se si ndihej që po diplomohej kaq vonë. “Për sa i përket moshës, unë kam kapërcyer gjithë të tjerët, por nuk e bëra për këtë.”

Paterno u rrit duke i dashur gjithnjë librat, por nuk pati kurrë mundësinë të studiojë.

“Unë thashë: ‘o tani, o kurrë’ dhe kështu, në vitin 2017, vendosa të regjistrohem”, tha ai për Reuters në apartamentin e tij në qytetin sicilian të Palermos, në të cilin ditët e sotme, largohet rrallë për shkak të gjendjes së tij të dobët.

“E kuptova se ishte pak vonë për të marrë një diplomë 3-vjeçare, por i thashë vetes “le të shoh nëse mund ta bëj këtë”.

Ai u diplomua i pari në klasën e tij, me nderime të larta dhe duke marrë urime nga kancelari i universitetit, Fabrizio Micari.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Duke u rritur në një familje të varfër në Siçili, në vitet para Depresionit të Madh, Paterno mori vetëm shkollimin bazë si fëmijë. Ai u bashkua me marinën dhe shërbeu gjatë Luftës së Dytë Botërore, para se të vazhdonte punën në hekurudha dhe të martohej e të rriste dy fëmijë.

Në një shoqëri të përqendruar në rindërtimin pas luftës, puna dhe familja ishin përparësitë, por Paterno dëshironte të mësonte dhe mbaroi shkollën e mesme në moshën 31 vjeçare, duke patur gjithnjë dëshirën për të vazhduar më tej.

“Njohuria është si një valixhe që unë e mbaj gjithnjë me vete, është një thesar,” tha ai.

Si student, ai i shkruante esetë e tij në një makinë shkrimi manuale, që nëna e tij ja dha kur Paterno doli në pension dhe la punën në 1984. Ai përdori Google për gjetjen dhe printimin e librave dhe nuk u tundua nga festat studentore të shokëve të tij të klasës, të cilët e duartrokitën me ngrohtësi në ceremoninë e diplomimit.

“Ju jeni një shembull për studentët më të rinjtë”, i tha atij profesoresha e sociologjisë, Francesca Rizzuto, pasi ai kaloi provimin e fundit në qershor.

Paterno rrëfeu për shqetësimet që kishte patur me mësimin online gjatë karantinës, por ai tha se gjithsesi ia doli mbanë.

“E gjithë kjo na bëri më të fortë, mua dhe të gjithë grupin e moshatarëve të mi, ata që janë ende gjallë. Në të vërtetë nuk na tremb aq shumë.”

Pyetur se çfarë do të bënte më pas, ai tha se nuk do të ndalonte tani që ishte diplomuar:

“Projekti im për të ardhmen është t’i përkushtohem shkrimit. Unë dua të rishikoj të gjitha tekstet që nuk kam patur mundësi t’i eksploroj më tej. Ky është qëllimi im.”

Share5TweetSendShareSend

Related Posts

“ChatGPT” i zbuloi kancerin që mjekët nuk e kishin vënë re 40-vjeçares amerikane
Bota

“ChatGPT” i zbuloi kancerin që mjekët nuk e kishin vënë re 40-vjeçares amerikane

April 29, 2025
23
Kina në avantazh e krijon “armën” që mund të le botën në terrë
Bota

Kina në avantazh e krijon “armën” që mund të le botën në terrë

March 31, 2025
13
Elefanti e mbytë turisten 22 vjeçare spanjolle në Tajlandë
Bota

Elefanti e mbytë turisten 22 vjeçare spanjolle në Tajlandë

January 8, 2025
8
Këto janë arsyet se pse disa fëmijë lindin me 6 e shumë gishta
Kuriozitet

Këto janë arsyet se pse disa fëmijë lindin me 6 e shumë gishta

January 7, 2025
51
Veterani 100-vjeçar martohet me nusen 96 vjeçe
Kuriozitet

Veterani 100-vjeçar martohet me nusen 96 vjeçe

November 1, 2024
10
Për herë të parë, mjekët transplantojnë veshkën e derrit tek njeriu
Kuriozitet

Për herë të parë, mjekët transplantojnë veshkën e derrit tek njeriu

March 22, 2024
14
Next Post
Hulumtimi për COVID-19: Gushti shumë me “i zi” se korriku

Hulumtimi për COVID-19: Gushti shumë me “i zi” se korriku

Më të fundit

  • Përleshje mes vëllezërve në Prishtinë, njëri përfundon në spital
  • Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë
  • 15-vjeçari qëllon në kokë kandidatin për president
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi