Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se ka pranuar 40 pajisje oksigjeno-formuese donacion nga Qeveria e Luksemburgit dhe UNICEF.
Këto pajisje pritet që të shpërndahen në të gjitha komunat e Kosovës për pacientët e sëmurë me COVID-19, njofton Klan Kosova.
“Ceremonia e pranimit të 40 pajisjeve oksigjeno-formuese, donacion ky nga Qeveria e Luksemburgut dhe UNICEF. Pajisjet janë të dedikuara për kujdesin parësor shëndetësor dhe do të shpërndahen në të gjitha komunat e Kosovës. Falënderoj Qeverinë e Luksemburgut, UNICEF-in dhe të gjithë partnerët e tjerë që po e ndihmojnë në vazhdimësi popullin e Kosovës në këtë sfidë global”