Blerim Kuqi, ministër i Ekonomisë dhe Ambientit, ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Por sa peshon pasuria e Blerim Kuçit?
Kuçi pasuri të paluajtshme ka deklaruar shtëpi të trashëguar në vlerë 458 mijë euro, dy banesa, njëra prej të cilave kap vlerën 72 mijë euro dhe tjetra 168 mijë euro. Ai ka deklaruar edhe një lokal afarist, vlera e të cilit është 270 mijë euro, shkruan Lajmi.net.
Një parcelë e ka deklaruar në vlerë 50 mijë euro dhe një tokë tjetër në vlerë 90 mijë euro.
Pasuri të luajtshme Kuçi ka deklaruar edhe dy vetura, një në vlerë prej 65 mijë eurosh, tjetra në vlerë prej 25 mijë eurosh.
Ai ka deklaruar edhe aksione në vlerë prej 1 milion e 857 mijë e 296 euro, të cilat rrjedhin nga NPN “Hidroterm” shpk dhe Hidroterm BK-Doo.
Para në bankë në emër të tij ka deklaruar vetëm 2 mijë e 800 euro, kurse borxhe dy kredi, një në vlerë prej 30 mijë eurosh, tjetra në vlerë prej 10 mijë eurosh