Grupi i përfaqësuesve të shkollave të futbollit të Ligës Rajonale të Futbollit të Prishtinës i ka dhënë ultimatum Qeverisë së Kosovës se nëse deri më 7 gusht nuk do t’ua lejojnë zhvillimin e aktiviteteve për grupmoshat e reja, do të ketë protesta.
Paralajmërimi për protesta është dhënë pas takimit që përfaqësuesit e shkollave të futbollit e kanë pasur të martën në zyrën e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Qeveria e vendit me rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës ua ka ndaluar stërvitjet shkollave të futbollit.
Ky është njoftimi i plotë:
Ne ambientet e Federates se Futbollit te Kosoves, grupi i perfaqesuesve te shkollave te futbollit te LRFP-se, eshte takuar me kryetarin e FFK-se z. Agim Ademi dhe me sekretarin e FFK-se z. Eroll Salihu. Ne kete takim eshte diskutuar mundesia per lejimin e vazhdimit te aktivitetve te futbollit e te cilat tash e disa dite jane ndaluar te zhvillohen nga organet kompetente me arsyetimin e parandalimit te perhapjes se pandemise Covid19.
Ne takim kryetari Ademi eshte zotuar se do te punoj ne drejtim te mbrojtjes se interesave te futbollit ne pergjithesi e te shkollave te ketij sporti ne veçanti.
Ne prani te grupit te perfaqesuesve te shkollave, Kryetari kerkoj takim me organet pergjegjese qeveritare per te gjetur nje modalitet te pershtatshem e adekuat per rifillim sa me te shpejt me aktivitetet e futbollit.
Duke pas parasysh faktin se futbolli si sporti me masiv ka pesuar me se tepermi me vendimin jo mire te menduar te organeve gjegjese, me vazhdim te ketyre masave gjendja veçse do te rendohet, me frike, deri ne nivel te pariparueshem.
Si vazhdim i ketij takimi si dhe per te vendosur per hapat e metutjeshem, eshte mbajtur edhe takimi i radhes ne mes te perfaqesuesve te shkollave te LRFP-se e ne te cilen unanimisht eshte vendosur qe deri te premten, 7 Gusht, (ose te henen 10 Gusht) te pritet nje pergjigje pozitive per lejim e rifillimit te stervitjet per grupmoshat e reja.
Per me teper, ne koordinim edhe me Lidhjet tjera Rajonale te Kosoves, perfaqesuesit e shkollave, vendosen qe pas kesaj date, t’i radikalizojne veprimet e tyre dhe nepermjet protestave t’i shfaqin pakenaqesite mbi vendimin e ngutshem, me qellim qe sa me shpejte t’u lejohet vazhdimi i aktiviteteve ne futboll te cilat jane deshmuar se nuk biejn ndesh me keshillat dhe masat tashme te njohura per parandalimin e perhapjes se pandemise.
Me respekt,
Shkollat e Futbollit te Kosoves.