• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Serbët e Kosovës e sfidojnë Listën e Vuçiqit në zgjedhje

10/09/2019 - 05:38:03
Serbët e Kosovës e sfidojnë Listën e Vuçiqit në zgjedhje

Katër subjekte politike serbe pritet të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit për 10 ulëset e garantuara për këtë komunitet në Kuvendin e Kosovës. E në rast se dalja e votuesve të komunitetit serb në zgjedhje do të jetë më e lartë, ata mund të marrin edhe më shumë mandate.

Sipas Kushtetutës, “në rast se numri i vendeve të fituara është më i vogël se dhjetë”, ata marrin vetëm vendet e garantuara.

Lexo më shumë

Hetimet në Serbi për Banjskën, çfarë po ndodhë me Radojiçiqin

Vazhdon seanca për rastin “Banjska”

June 12, 2025
5
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

U qëllua me dy plumba në kokë, vdes ish-polici shqiptar

June 12, 2025
28

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrjen në garë e kanë konfirmuar: Partia e Pavarur Liberale, Partia e Serbëve të Kosovës, koalicioni “Liria” , si dhe Lista Serbe.

Lideri i Partisë së Pavarur Liberale, Slobodan Petroviq, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, thotë që në programin e kësaj partie ka qenë dhe mbetet mbijetesa e bashkësisë serbe në këto hapësira, fuqizimi i kualitetit të jetës së njerëzve, siguria dhe fuqizimi i bashkëpunimit ndërmjet të gjithë popujve që jetojnë në Kosovë.

“Për ne është e rëndësishme që secili qytetarë të ketë jetë të qetë dhe atyre t’ua mundësojmë një jetë sa më të mirë dhe kualitative. Gjithçka tjetër që është në programin e partisë, që lidhet me fushat konkrete, sa i përket bujqësisë, shëndetësisë, arsimit, janë gjëra për të cilat punojmë me këmbëngulje përmes infrastrukturës sonë partiake”.

“Por, ajo që është esenca dhe themeli, si dhe fundja arsyeja pse jemi futur në politikë tash e 14 vjet, është mbijetesa e bashkësisë sonë në këtë hapësirë, sepse ne dëshirojmë të mbetemi dhe jetojmë këtu së bashku me fqinjët tanë. Me ta dëshirojmë që me ta të ndajmë të mirën dhe të keqen dhe te ne këto gjëra janë jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra”, theksoi Petroviq.

Rada Trajkoviq nga koalicioni Liria, i cili përshin disa faktorë politik serbë, thotë për Radion Evropa e Lirë, që prioriteti i parë i këtij koalicioni, përmes të cilit edhe do të jetë edhe i dallueshëm, është refuzimi kategorik i ndarjes së hapësirës së Kosovës, si zgjidhje për kontestin me Serbinë.

“Mendoj që gjithmonë kemi jetuar bashkë, kemi pasur sfida të ndryshme, por modaliteti për jetën e përbashkët mund të gjendet gjithmonë tek njerëzit me qëllime të mira. Kjo, në fakt, do të thonë, proces i pajtimit. Do të punojmë aktivisht për pajtim dhe lumin Ibër nuk e shohim si lum të ndarjes, lum të shkatërrimit dhe ku gjithmonë do të na befasojë me sulme të reja, me plagosje të reja, me konflikte, të cilat tashmë po kalojnë edhe në gjeneratën më të re, tek njerëzit e rinj, të cilët më pas vërtetë nuk kanë perspektivë të së ardhmes”, theksoi Trajkoviq.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Ajo ka shtuar se koalicioni të cilit i takon, dëshiron ndërtimin e institucioneve që janë në funksion të së mirës për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe nuk do t’i shohë ata sipas përkatësisë nacionale, por as përmes nepotizmit. Sipas saj, koalicioni “Liria” do të angazhohet për bashkëpunim rajonal, me të gjithë faktorët e rajonit.

Aleksandar Jabllanoviq, lider i Partisë së Serbëve të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se angazhohet për një punë dhe veprimtari politike të serbëve që mendojnë lirshëm, në mënyrë që të luftohet për të drejtat e bashkësisë serbe, si dhe duke i rezistuar ndikimit dhe presionit të Beogradit zyrtar.

“Programi ynë mbështetet, para së gjithash, në zgjidhjen e problemeve të serbëve që jetojnë në Kosovë, përmes institucioneve të Kosovës, në mënyrën që më së shumti na përgjigjet neve, serbëve që jetojmë në Kosovë, pa implikimin dhe përzierjen nga jashtë, e në veçanti, pa implikimin e Beogradit zyrtar, i cili në periudhën e kaluar shuam shpesh na ka sjellë në pozita të palakmueshme, për shkak se kemi qenë, thjeshtë, monedhë për mbulimin e llogarive ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

“Detyra jonë kryesore, që nuk e kam parë të jetë edhe tek kolegët tanë politik të tjerë, është lidhja në mënyrë të drejtë e serbëve në veri dhe në jug të lumit Ibër, sepse për ne është e papranueshme ajo ndarja në serbë të veriut dhe në jug të Ibrit”, tha Jabllanoviq.

Në anën tjetër, pavarësisht insistimit për të marrë një përgjigje lidhur me programin që ofron Lista Serbe, zyrtarët e këtij subjekti politik, kanë qenë të pa qasshëm.

Por, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, të premten u ka thënë medieve që ky subjekt politik, sërish do ta ketë mbështetjen e plotë të Beogradit zyrtar, për këto zgjedhje.

“Me krenari dëshiroj të them se Lista Serbe edhe kësaj here do ta ketë mbështetjen e fuqishme të shtetit të Serbisë dhe kryetarit të saj Aleksandar Vuçiq, njëkohësisht, pavarësisht sulmeve, jo nga partitë politike, por nga individë serbë, të cilët interesin personal e kanë mbi interesin nacional dhe të cilët, siç duket, shtetin e Serbisë nuk e kanë atdhe”, ka theksuar Rakiq.

Komuniteti serb në Kosovë, në mandatin e kaluar legjislativ ishte përfaqësuar nga 10 deputetë, prej të cilëve 9 ishin nga Lista Serbe, e cila që nga themelimi ka marrë mbështetjen e autoriteteve të Serbisë.

Share1TweetSendShareSend

Related Posts

Hetimet në Serbi për Banjskën, çfarë po ndodhë me Radojiçiqin
Lajme

Vazhdon seanca për rastin “Banjska”

June 12, 2025
5
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

U qëllua me dy plumba në kokë, vdes ish-polici shqiptar

June 12, 2025
28
S’ka më festë të Vidovdanit me flamuj e simbole serbe në Kosovë
Lajme

S’ka më festë të Vidovdanit me flamuj e simbole serbe në Kosovë

June 12, 2025
12
Nga fillimi i luftë e deri te pushtimi i Çernobilit, krejt çka ndodhi deri tash në Ukrainë
Bota

Ukraina e ka kërcënuar Hungarinën me luftë

June 12, 2025
107
Sot e nesër ndalohet udhëtimi me tren, punëtorët në grevë për shkak të pagave
Ekonomia

Sot e nesër ndalohet udhëtimi me tren, punëtorët në grevë për shkak të pagave

June 12, 2025
9
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë
Lajme

Zhduket një burrë në Pejë, policia nis hetimet

June 12, 2025
11
Next Post
Ja sa e pasur është  Vlora Çitaku

Ja sa e pasur është Vlora Çitaku

Më të fundit

  • Vazhdon seanca për rastin “Banjska”
  • U qëllua me dy plumba në kokë, vdes ish-polici shqiptar
  • S’ka më festë të Vidovdanit me flamuj e simbole serbe në Kosovë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi