Përgjegjësia bie edhe mbi qytetaret të cilët duhen të respektojnë rekomandimet e profesionistëve shëndetësor për mbajtjen e maskës, distancës dhe higjienës personale.
Fatmir Gashi
Në muajt e fundit, pandemia COVID-19 ka goditur ekonominë globale, dhe pasojat e saj janë veçanërisht të dukshme në vendet në zhvillim si Kosova.
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka paralajmëruar se ekonomia botërore do të përballet me një rënie më të madhe ekonomike. FMN kishte parashikuar në prill se tkurrja ekonomike do të jetë 3 për qind ndërsa tash ka treguar se do të jetë në 4.9.
Gjithashtu u njoftua se deficitet e buxhetit do të thellohen ndjeshëm sepse qeveritë deri më tani kanë shpenzuar pothuajse 11 mijë miliardë dollarë në përpjekje për të shtypur efektet negative ekonomike.
Ndërkohë, 300 milionë vende pune janë humbur aktualisht.
Profesori i famshëm amerikan Nouriel Roubini, i cili parashikoi krizën financiare në vitin 2008 , parashikon që bota do të përballet me një depresion ekonomik në dekadën e ardhshme.
“Pandemia COVID-19 pati një ndikim më negativ në aktivitetin ekonomik në gjysmën e parë të vitit 2020 sesa vlerësohej, dhe rimëkëmbja pritet të jetë më e ngadaltë nga sa ishte parashikuar më parë”, thuhet në raportin e azhurar të FMN.
Kështu, tani parashikohet rënia e ekonomisë amerikane 8 për qind, në vend të 5.9 që ai parashikoi në prill.
Fondi gjithashtu pret një rënie më të thellë në eurozonë, me 10.2 për qind. Ndërsa rënia më e lartë do të jetë në France me 12.5 % dhe Italia me 12.8 %.
Nëse këto përqindje shprehen në para, atëherë dëmi ekonomik do të arrijë në 12 mijë miliardë dollarë, sipas FMN.
FMN saktëson që vlerësimet e rishikuara janë pasojë e pandemisë, për shkak të së cilës masat e distancimit dhe mbrojtjes sociale në vendin e punës ka të ngjarë të qëndrojnë në fuqi edhe në gjysmën e dytë të vitit, gjë që ka një ndikim negativ në produktivitetin dhe zinxhirët e furnizimit.
FMN-ja shton se ekonomisë botërore do t’i duhen dy vjet për tu rikthyer në nivelin që nga fundi i vitit 2019.
Ky institucion parashikon gjithashtu që borxhi publik botëror do të tejkalojë 100 për qind të bruto produktit vendor (BPV) në vitin 2020, më saktësisht 101.5 për qind dhe 103.2 për qind vitin e ardhshëm.
Në të njëjtën kohë, deficiti fiskal do të rritet në një mesatare prej 13.9% të BPV, që është 10 për qind më shumë sesa në vitin 2019.
Rreziku i një Depresioni të ri të Madh, më i madh se i krizës të vitit 1929-1933.
U deshën tre vjet për shpërthimin e Depresionit të Madh të vitit 1929 dhe krizës globale financiare të vitit 2008 ndërsa, kriza aktuale e koronavirusit mbyt ekonominë botërore në vetëm tre javë.
Prandaj, një depresion edhe më i madh ekonomik se ai në vitin 1929, paralajmëron profesori i famshëm amerikan Nouriel Roubini në “Guardian”.
Ai parashikoi krizën globale nga 2008 në 2006, dhe tani ai po tërheq vëmendjen për faktin se rritja e borxheve, kryesisht ato të korporatave, kërcënon të provokojë një krizë edhe më të madhe.
Perspektiva për Kosovën: Kohët e vështira kërkojnë një ekonomi të qëndrueshme
Ashtu si ne Europë dhe pjesa tjetër e botës, edhe ne Ballkanin Perëndimor parashikohet një recesion në vitin 2020, shtrirja e së cilës do të varet nga kohëzgjatja e pandemisë COVID-19.
Kjo krizë paraqet një tronditje të paparë që ka befasuar botën dhe ekonominë e saj. Qeveria e Kosovës në fillim të marsit ka vendosur masat kufizuese mbi lëvizjen e qytetarëve dhe mbyllja e aktiviteteve të caktuara ekonomike, kanë shkaktuar shok ekonomik.
Veçanërisht, struktura e ekonomisë së Kosovës, e cila ka varshmëri të lartë nga të ardhurat nga jashtë (eksporti i shërbimeve dhe remitencat, të cilat së bashku përbëjnë afër një të tretën e BPV-së), e bënë atë shumë të ndjeshme ndaj këtij shoku global.
Qeveria dhe biznesi janë përballë me kosto të larta njerëzore, sociale dhe ekonomike.
Qeveria e Kosovës në fillim të qershorit të vitit 2020, pasi qe përhapja e COVID-19 është frenuar kryesisht vendosi te filloi me aktivitetin ekonomik duke hequr masat e vendosura për të frenuar përhapjen e virusit dhe duke ulur ndërprerjet në tregun financiar dhe zinxhirin e furnizimit.
Duke pasur parasysh që struktura e ekonomike varet nga eksportet parashikohet të ketë rënie ekonomike mbi 5 për qind.
Në Kosovë dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, recesioni do të nxitet nga një rënie e kërkesës së brendshme dhe të jashtme gjatë krizës pandemike.
Masat globale dhe kombëtare të kontrollit të virusit, nga distanca sociale deri në mbylljen e biznesit, çojnë në ndërprerje të furnizimit dhe ulin të ardhurat dhe konsumin e familjes – një tronditje e dyfishtë për furnizimin dhe kërkesën.
Shërbimet mund të preken nga ndikimi i zgjatur ndërsa masat e udhëtimit dhe distancës sociale janë në fuqi, dhe ato përbëjnë një pjesë veçanërisht të madhe të punësimit total në Kosove dhe rreth 50 për qind.
Konsumi i familjeve gjithashtu do të preket nga remitancat më të ulëta, një rënie deri ne fund te vitit deri ne 12 për qind.
Investimet gjithashtu pritet të bien në vitin 2020, për shkak të likuiditetit të kufizuar dhe pasigurisë akute, Kosova eshte goditur rëndë me një rënie te investimeve prej 21.5%, pasi vonesat në investimet publike dhe rënia e investimeve nga diasporë rrisin rënien.
Rënia e eksporteve të shërbimeve dhe të mallrave nga Kosova pritet të jetë 14 për qind gjegjësisht 13 për qind.
Një recesion veçanërisht i rëndë do të godasë Kosovën për shkak të mbështetjes së tyre në turizëm. Në nivel global, sipas supozimeve të fundit të UNËTO, ardhja e turistëve të huaj mund të binte deri në 30 për qind, që është shumë më tepër sesa rënia globale prej 4 për qind e regjistruar në vitin 2009.
Sipas skenarit fillestar, Kosova do të ketë një rënie prej 30-45 për qind të të ardhurave nga turizmi në vitin 2020, duke pasur parasysh që Kosova vlerësohet të kenë të ardhurat direkte dhe indirekte nga turizmi qe përbëjnë 15 deri 20% të BPV.
Rimëkëmbja ekonomike e turizmit dhe transportit pritet të jetë më graduale, kështu që rritja më vonë gjatë vitit nuk do të kompensojë humbjet nga sezoni i verës.
Vetëm në Kosovë, turizmi mund të rikuperohet më shpejt me heqjen e ndalimit të udhëtimit, duke pasur parasysh se 80 për qind e shërbimeve të tij të turizmit janë turizmi nga diaspora.
Zhvillimet negative në sektorin real do të përkeqësojnë pabarazitë ekzistuese fiskale dhe të jashtme, veçanërisht në vendet me hapësirë të kufizuar fiskale, siç eshë Kosova. Në përgjithësi, deficiti fiskal mund të arrijnë 7 përqind të BPV. Raporti i përgjithshëm i borxhit ndaj BPV-së në Kosove pritet të arrijë në mbi 24% të BPV-se.
Problemet e vërteta lindin në mes të marsit kur aktiviteti ekonomik i kufizohet veprimi si masë për parandalimin e përhapjes se pandemise, fillon të rritet papunësia dhe bien të hyrat buxhetore.
Parashikimet makroekonomike te Bankës Botërore për Kosovën parashihen se, do të ketë një rënie të BPV për vitin 2020 nga 4.5% në 11.3%.
Kjo do të thotë që numri i të papunëve mund të shkojë deri në 76,000.
Me aplikimin e ndërhyrjes së Qeverisë në kohë të masave, është e mundur që të ruhet ky numër në nivelin deri në 28,000 të papunë.
Dua veçanërisht të theksojë se parashikimet ekzistuese makroekonomike të B.B. tregojnë që Kosova është e pa përgatitur për krizën aktuale, duke marr parasysh presionet e mëdha që kemi mbi sektorin e shëndetësisë dhe rritjes së të papunëve.
Një ngarkesë e veçantë financiare ka të bëjë me masatë e ndërhyrjes së qeverisë për të stabilizuar ekonominë.
Vlerësohet se do të duhen minimumi 750 milionë euro fonde këtë vit dhe atë 350 milion euro për subvencionim të punëtorëve(ndihma emergjente) dhe pjesa tjetër për subvencionim të qytetareve si dhe 400 milionë euro për biznese mjete për likuiditet dhe vazhdim te veprimtarisë.
Si të sigurohen këto mjete?
Me Rishikim të Buxhetit për vitin 2020 e që u aprovua nga deputetët e Kuvendi të Kosësvës janë paraparë 381 milionë euro për Fondin e Rimëkëmbies. Ky duhet të jetë vetëm fond emergjent.
Ndërsa duhet shpejt edhe një Fond të rimëkëmbies ekonomike në një vlerë prej 400 milionë euro.
Fondi do të kishte katër fusha veprimi.
E para do të ishte mbështetja direkte për kompanitë eksportuese që kanë vështirësi në mbledhjen e kërkesave (arkëtimeve) të tyre, ku të arkëtueshmet nëpërmjet faktoringut do të ribliheshin pa interes duke u paguar përmes fondit, dhe pasi të paguanin parat nga jashtë, kompania do t’i kthente ato në fond.
E dyta do të ishte të mbështesin ri punësimin ose rritjen e punësimit, ku do të siguroheshin fonde për të financuar pjesën më të madhe të pagave dhe kontributit pensional.
E treta do të kishte të bënte me rifillimin e aktiviteteve të biznesit dhe ndihmën financiare për furnizim me lëndë të para dhe furnizimeve tjera te nevojshme, si dhe pagesa e pagave dhe përfitimeve për punëtorët.
E katërta – dhënia e mjeteve për përmiresim të likuiditetit dhe ngritjes së kapaciteteve prodhuese nga agro-biznesi.
Fondi do të sigurohej përmes donacioneve ndërkombëtare, kredive nga jashtë, përmes emetimeve të bono thesarit dhe flete obligacioneve si dhe fondeve të disponueshme buxhetore.
Mjetet për këto fonde do sigurohen nga një pjesë e buxhetit të Kosovës kurse 350 milionë kredi nga institucionet ndërkombëtare financiare si dhe nga letrat me vlerë të Qeverise se Kosoves.
Kjo mundësohet pasi që Kosova e ka borxhin publik 18.17% te BPV-se me 30.06.2020 kurse Ligji per borxhin publik mundëson deri në 40% te BPV-se borxhin.
Kurse me propozim Ligjin e ri mbi borxhin publike është paraparë që kjo për qindje të jetë 50% BPV.
Janë të domosdoshme edhe këto veprime
1.Moratorium të kredisë
Në bashkëpunim me Bankën Qëndrore të Kosoves dhe bankat komerciale, te merret vendim për një moratorium për shlyerjen e kredisë për një periudhë deri me 31.12.2020 për të gjitha bizneset. Biznese të cilëve u është rrezikuar aktiviteti dhe të gjithë qytetarët që kanë humbur punën e tyre ose të ardhurat e të cilëve janë ulur ndjeshëm.
BQK-ja duhet të hartojnë udhëzime të sakta për të aplikuar përdorimin e kësaj mase, të cilat përfshijnë: kushtet për përdorim, dokumentacionin e nevojshëm, periudhën e përpunimit të aplikimit dhe mënyrën e trajtimit të moratoriumit për interesin dhe shlyerjen e kisteve.
Bizneset që nuk paraqesin një kërkesë ose nuk pranohet, vazhdojnë të paguajnë rregullisht kredinë.
Rekomandohet që në këtë periudhë të moratoriumit të mos ngarkohet asnjë interes për kreditë por të trajtohet si grejs periudhë dhe nga janari i 2021 të vazhdohet me pagesën e kësteve sipas amort planit, duke marrë parasysh faktin se pas skadimit të kësaj periudhe llogaritja e interesit në kreditë bankare mund të rrisë ndjeshëm shumën totale të kredisë.
E njëjta gjë vlenë edhe për borxhet në kreditë kartelët dhe kredit oëerdraft.
2.Heqja e pagesave të qirasë për lokalet afariste në pronësi të komunave apo Qeverisë
Kjo masë përcakton që subjektet ekonomike që përdorin objektet në pronësi publike, dhe që janë plotësisht të paaftë te paguajnë qiranë për shkak të masave kufizuese të vendosura nga qeveria do të lirohen nga pagesa e qirasë për shfrytezimin e ketyre lokaleve deri me 31.12.2020
Bizneset që shfrytezojnë lokale me qira që janë në pronësi te personave privat apo juridik do te kompenzohen pagesat e qirasë deri në 60% deri me 31.12.2020.
3.Pagesa e të gjitha detyrimeve financiare për kompanitë
Kjo masë nënkupton që qeveria dhe te gjitha institucionet publike i përmbushin detyrimet e tyre të financiare ndaj kompanive private dhe publike brenda afateve të përcaktuara nga marrëveshjet e nënshkruara. Në këtë mënyrë, do të ketë një efekt pozitiv në ruajtjen e likuiditetit aktual të kompanive, planifikimin e tyre të fluksit të parave, forcimin e besimit dhe rivendosjen e optimizmit. të tjera shtetërore.
Për më tepër, është e nevojshme të përmirësohet efikasiteti dhe efektiviteti i kompanive gjatë situatës së krizës, veçanërisht ndërmarrjeve publike, në mënyrë që të jetë një shërbim i vërtetë publik për të gjithë ekonominë. Kjo është veçanërisht e vërtetë në fushën e energjisë dhe telekomunikacionit.
4.Ndryshimet në ligjin e TVSH-së në drejtim të ndryshimit të afatit të pagesës
Pasojat ekonomike të pandemisë Covid-19 vetëm kane dhënë efektet e para shumë negative edhe në vendin tonë. Në mënyrë që të paktën të zbuten pjesërisht këto pasoja negative, kompanive u duhet të lejohet që pagesen e TVSH-se ta bejnë ne mbrendi e jo ne kufi me rastin e importit te mallit dhe te propozohet plotësim ndryshimi i Ligjit për TVSH-ne ose te dërgohet ne procedur ne kuvend Draft Ligji per TVSH-ne qe e parasheh këtë mundësi dhe të shtohet edhe një nenë i cili parasheh që pagesa e TVSH`se lind me inkasim të kerkesës e jo në faturim. Kjo për arsye të rritjes se likuiditetit të kompanive.
Ne Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike-Covid-19 është propozu qe te ndryshohet vetëm norma e TVSH-se për hotelerinë dhe gastronomin, propozoj qe te shtohet edhe keto propozime deri ne aprovim te Ligjit per TVSH-ne.
Me Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike – Covid-19 ne nenin 5 eshte parapa “Plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit Nr. 04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin Nr. 04/L-115, me Ligjin 04/L-168 dhe Ligjin Nr. 05/L-116” propozohet neni 12A me kete permbajtje “Neni 12A
5.Pagesa e kursimeve individuale pensionale për rimëkëmbje ekonomike”
1. Pjesëmarrësit mund t’i tërheqin dhjetë për qind (10%) të kursimeve pensionale në FKPK apo në Fondet Pensionale, me rastin e krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia.
Shume me efikase do ishte sikur shteti te emiton flete obligacione ne shume prej 250 milion euro me afate kthimi për shtat vite dhe këto mjete te derdhen ne fondin emergjent dhe te ju ndahen çdo familje nga 400,00euro me së largu deri kah mesi i shtatorit dhe kjo do të risë kërkesën agregate dhe do jete ndarje me e drejt ndaj çdo qytetari se jepja e drejtës për tërheqjen e 10% te kursimeve ne Trustin pensional për ata qytetar që janë të punesuar dhe marrin te ardhura mujore.
7.Shfrytezimi i borxhit ndërkombëtar të ratifikuar
Kreditë ndërkombëtare të ratifikuara por të pa shrytëzuara me TM2 ose me 30.06.2020 kapin shumen prej 463,44 milionë euro keto kredi kryesisht jane te dedikuara projekteve kapitale si infrastruktura rrugore duhet të fillojnë sa më parë.
Kur ketij fakti i shtojmë edhe ngecjen në inplementimin e projekteve kapitale te planifikuara me Buxhet te vitit 2020.
Sipas rishikimit janë parapar te kjo kategori 734 milionë euro kurse deri me 30.06.2020 jane realizuar vetem 92,530mil.euro realizim me pake se 13% ne kete kohe krize eshte ma shume se papërgjegjësi.
Nëse deri ne fund te këtij viti Qeveria arin te realizoj këto projekte nga kredit ndërkombëtare dhe projekteve kapitali deri ne 55% dhe aktivizimin dhe inplementimin e pakos emergjente si dhe inplementimin e Fondit per rimekembje ekonomike sipas këtij propozimi jam i bindur qe tkurja ekonomike do jete nder 3% dhe do ruhet numri te punesuarve ose do kishim nje renje te punesuareve maksimum deri 10.000 punetor dhe do shpetohen kompanit prej procesit te falimentimit.
Ajo që duhet të jetë në fokus të politikave ekonomike, dhe e theksuar në kete shkrim, është stabilizimi i sektorit privat përmes mbështetjes nga shteti. Kjo është një veçori e veçantë e krizës aktuale, sepse për herë të parë në vendin tonë, ndryshe nga kriza e vitit 2008, është të shpëtojmë ekonominë, jo sistemin financiar.
Masat afatshkurtra janë të mbështesin urgjentisht ekonominë në ruajtjen e likuiditetit aktual dhe ruajtjen e vendeve të punës.
Në fund, nuk mund të kenë sukses këto masa nëse nuk ndalet përhapja e infektimit.
E këtu përgjegjësia bie edhe mbi qytetaret të cilët duhen të respektojnë rekomandimet e profesionistëve shëndetësor për mbajtjen e maskës, distancës dhe higjienës personale.
Fatmir Gashi,Ish ZV.G.i BQK-se dhe ish ZV.i MF-se