Në ndeshjen e së martës kundër Brooklyn Nets, yllin e Milwauke Bucks, Giannis Antetokounmpon, e përcolli në mesin e tifozëve virtualë edhe djali i tij Liam, në krahët e nënës, Mariah Riddlesprigger.
Sezoni 2019/20 i NBA rinisi më 30 korrik në kompleksin Disney World në Orlando, ku po qëndrojnë të izoluar të gjithë lojtarët dhe stafi i 22 klubeve, ndërsa ndeshjet rinisën pa tifozë në arena.
Por, përderisa tifozët e kanë të pamundur të jenë fizikisht në arenë shkaku i rrezikut nga Covid-19, NBA ua ka mundësuar tifozëve të hyjnë t’i shikojnë ndeshjet në mënyrë virtuale, të lidhur me disa ekrane afër fushës.