Me rekomandim të myftiut Naim Tërnava, nga sot, ka nisur të falet namazi nëpër xhamitë e Kosovës.
Nisjen e faljes së namazeve e ka pohuar Kryeimami Sabri Bajgora
“Po, sot me namazin e drekës, do të fillojë falja e namazeve me rekomandim të myftiut Ternava”, ka thënë Bajgora.
Tubimet në objekte fetare ishin mbyllur në kuadër të masave parandaluese të përhapjes së virusit Covid 19.
Bashkësia Islame e Kosovës kishte vendosur që të mos falet namazi i Kurban Bajramit të premten që kaloi, por e kishin caktuar 10 gushtin si datë kur do të lejohej frekuentimi i xhamive të vendit.