Komuna e Lipjanit ka njoftuar që për shkak të situatës së krijuar nga rastet e fundit me COVID-19 në këtë komunë, është marrë vendim që të mbyllet përkohësisht sheshi “Adem Jashari”, parqet, shtigjet e ecjeve, këndet e lojërave dhe tregjet, raporton Express.
Përmes një njoftimi një faqen zyrtare, komuna ka kërkuar nga bizneset që t’iu përmbahen në tërësi kritereve dhe rekomandimeve për distancë në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit.
Për zbatimin e këtij Vendimi obligohet Inspektorati komunal në bashkëpunim me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, që nga fillimi pandemisë e deri tash janë konfirmuar 232 raste me koronavius në këtë komunë dhe janë regjistruar pesë raste të vdekjeve.
Aktualisht atje janë 117 raste aktive me këtë sëmundje