Dy vëllezër që ishin haxhi, Mustafë Zekaj dhe Zekë Zekaj, të moshës 85 dhe 78 vjeç, vdiqën gjatë natës në Novosellë të Pejës.
Sipas burimeve të Telegramitsot.com, vëllezërit kishin simptoma të gripit Covid-19 dhe dyshohet se vdiqën si rezultat i këtij virusi .
Telegramisot.com, është përpjekur të kontaktojë spitalin e Pejës në lidhje me këtë rast, por ka qenë e pamundur të merret një përgjigje e saktë.
Varrosja e vëllezërve Zekaj u bë sot, në varrezat e fshatit Novosell të Pejës, në orën 12:00.