Skuadra e Lazios në Serie A vazhdon të jetë e interesuar për sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi.
Klubi romak thuhet se do t’i bëjë një ofertë të majme Fenerbahqes për transferimin e Muriqit, njofton ‘beIN SPORTS Turkiye’.
Prizrenasi ishte kërkuar edhe më parë nga Lazio, sidomos nga drejtori Igli Tare, por oferta e tyre ishte në formë huazimi e cila ishte refuzuar nga klubi turk.