Britania e Madhe mund të përballet sërish me “Bishën nga Lindja”, teksa shkencëtarët paralajmërojnë se ky që do të vijë, mund të jetë një prej dimrave më të ftohtë i 30 viteve të fundit.
Duke analizuar temperaturat aktuale dhe sistemet e motit mbi Atlantikun verior, shkencëtarët thonë se janë në gjendje që të parashikojnë se çfarë i pret njerëzit pas 4 muajsh dhe sipas tyre, do të jetë shumë ftohtë.
Sipas asaj që shkruan DailyMail, ajri i ftohtë arktik pritet që të zbresë në Britani në muajt e parë të vitit të ri.
Pavarësisht se parashikimi i motit është shumë i parakohshëm, 4 muaj përpara se të godasë vendin, ato u bënë nga ekspertët e parashikimit të klimës në Kolegjin Universitar të Londrës.
Nëse rezulton i vërtetë, ky parashikim do të ishte i pari i këtij lloji në histori. Megjithatë, ekspertët thonë se asgjë nuk është e shkruar në gurë, duke u shprehur se shanset që Anglia qendrore të ketë temperatura më të ftohta se 2018-ta, janë 57 përqind.
Në Shkurt të 2018-s, Britania u godit nga rrymat e ftohta që shkencëtarët i cilësuan si një koktej eventesh klimaterike. Këto rryma të mbiquajtur “Bisha nga Lindja”, u shkaktuan nga një rritje e papritur e temperaturave në Arktik, fenomen i njohur nga ekspertët si “ngrohje e papritur stratosferike”.
Disa pjesë të Britanisë u përballën me temperatura minus 15 gradë Celcius. Temperaturat e ftohta goditën gjithashtu disa vende të tjera të Europës, si Francë, Itali, Spanjë e Kroaci, duke i marrë jetën disa personave.