Një burrë i moshës 76 vjeç ka ndërruar jetë sot në zyrën e administratës së Spitalit të Gjakovës ‘Isa Grezda’.
Në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe rasti është hapur si ‘hetim i vdekjes’.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe Drejtori i Policisë Rajonale në Policinë e Gjakovës, Lumni Graishta, i cili tha se aktualisht nuk ka ndonjë dyshim rreth vdekjes së tij. Por, në bazë të pamjeve të kamerave të sigurisë dhe deklaratave të mjekëve, rasti i tij po konsiderohet si vdekje natyrale.
“Sot rreth orës 09:00, kemi parnuar një informacion nga Spitali i Gjakovës që një i moshuar, i lindur në vitin 1944 ka ndërruar jetë në zyrën e administratrës. Policia i është përgjigjur thirrjes dhe bashkë me prokurorin kujdestar janë marrë deklaratat e dëshmitarëve. Nga pamjet e kamerave dhe deklaratave të mjekëve konsiderohet që është vdekje natryrale. Policia e ka procedu rastin si ‘hetim i vdekjes’. Jemi në fazën e grumbullimit të informacioneveve, për momentin nuk ka ndonjë dyshim”.
I pyetur nëse i moshuari ishte pacient i spitalit, Graishta tha se i ndjeri nuk ka qenë pacient por ka shku me vizitu dikënd në spital.
“Ka shkuar ta takojë dikë nga stafi mjekësor”, përfundoi ai.