Kjo është vetëm një koincidencë, sepse nuk është e mundur që një shtatzëni të planifikohet, e aq më pak për motrat binjakë, mundëset e famshme të WWE, Bri dhe Nikki Bella.
Të dy motrat u bënë nëna brenda dy ditësh. Foshnjet e tyre kanë vetëm një ditë diferencë, njofton Insajderi.
Brie Bella dhe partneri Daniel Bryan zbuluan së pari ardhjen e fëmijës së tyre të dytë të dielën në mbrëmje me një postim në mediat sociale.
Ata ndanë një fotografi të foshnjës duke mbajtur duart, së bashku me titullin: “Është një djalë!!! 8-1-2020. Ne jemi të mbushur më gëzim dhe të gjithë jemi të shëndetshëm!!!”
Një orë më vonë, motra e saj Nikki postoi një foto të ngjashme me fëmijën e saj të porsalindur.
“7/31/2020. Djali ynë i vogël është këtu dhe ne nuk mund të ishim më të lumtur dhe më të mbushur me dashuri! Të gjithë jemi të sigurt dhe të shëndetshëm”, shkroi ajo.
I fejuari i saj, valltar profesional, Artem Chigvintsev gjithashtu ndau lajmin, duke shkruar: “Ju lutemi mirëpritni djalin tonë të çmuar, Chigvintsev.”
Ai gjithashtu ndryshoi bio-në e tij në Instagram për ta përshkruar veten si “baba i një djalë të vogël”, së bashku me një emoji për fëmijë