Salih Kabashi, ishte një disident, aktivist dhe i përndjekur politikan shqiptar, i cili ka qenë edhe botues, gazetar, udhëzues dhe reporter, shkruajti sot në profilin e tij në fcb për veprimtarinë e shkrimtarit Martin Camaj.
Në këtë artikull, Kabashi hedh dritë mbi të kaluarën e “ndritshme” të Camajt për sa i përket shkrimit, por jo edhe veprave të tij atdhetare.
Sipas themeluesit dhe botuesit të revistave ALTERNATIVA dhe më pas REPUBLIKA, Camaj, të cilin ai e njihte personalisht, tha se me rastin e festimit të përvjetorit të parë të Shoqatës Kulturore Shqiptare Migjeni të Ljubljana dhe botimin e revistës Alternativa, unë kishte shkruar dhe dërguar Martin Camaj ftesën për të marrë pjesë në manifestimin e madh kulturor dhe politik që po organizonin në vitin 1990, Martini i kishte shkruar atij se nuk mund të shkonte në atë manifestim.
Por sot Kabashi ka zbuluar të vërtetën e asaj mungese të Camajt për të cilin dikur kishte filluar të pyes veten pse kishte frikë nga takimi me shqiptarët që po punonin për çlirimin e Kosovës nga okupimi serb.
E vërteta doli e trishtuar për Kabashin, në lidhje me veprimtarinë e poetit të cilin ai e kishte edhe në zemër në lidhje me shkrimet e tij, shkruan Telegramisot.com
Sali Kabashi mësova se Martini kishte qenë një emigrant shumë i vlerësuar nga epoka e Jugosllavisë së epokës së Tito Rankovi. Një propagandues dhe agitator antishqiptar nga një prej radiove më antishqiptare siç ishte për shumë dekada Radio Jugosllave me transmetime në gjuhën shqipe që transmetoheshin në Kosovë dhe Shqipëri.
Ky është artikulli i plotë i aktivistit dhe shkrimtarit Sali Kabashi, për Martin Camaj:
(Në foto Martin Camaj dhe nusja e tij serbe Nina Bogdanoviq në Beograd më 1951)
Martini me allti, poet e spiun?!
Para rrafsh tridhjetë vjetësh me dorën time, me rastin e kremtimit të Njëvjetorit të themelimit të Shoqatës Kulturore Shqiptare Migjeni të Lubjanës e të daljes së revistës Alternativa, Martin Camajt ia kisha shkruar e dërguar ftesën për pjesëmarrje në manifestimin e madh kulturor e politik që po organizonim.
Ai nuk ishte larg nesh. Münich-u e Lubjana ishin afër, katër orë me veturë ose gjashtë me tren.
Komunikimi im me poetin që e njihja vetëm përmes vëllimit të tij poetik “Nji fyell ndër male”, botuar moti në Kosovë, kishte nisur qysh pas daljes së numrit të parë të revistës, të cilën e dërgonim në adresa të shumta, pra edhe në atë të Martin Camajt. Edhe ai në adresë të Shoqatës dërgonte publikimet e tij.
Më pat ardhë keq kur Martini më pat shkruar se e kishte të pamundshme ardhjen. Ndër të tjera më shkroi se frikësohej të vinte, edhepse unë ia kisha bë me dije se manifestimi ishte legal dhe se aty do ta takonte tërë ajkën kulturore shqiptare nga brenda e jashtë trojeve shqiptare.
Në Münich pata shkuar disa herë në takime shqiptarësh. Martin Camajn nuk e takova asnjëherë. Ai edhe kur e thërrisnim – nuk vinte! Sikur i donte bashkëkombësit e tij vetëm nga distanca…
Aty e tutje desha të dija më shumë për atë njeri që nga disa konsiderohej poet i madh.
Mësova se Martini kishte qenë një emigrant shumë i vlerësuar nga shteti jugosllav i epokës së Tito Rankoviqit. Një propagandist e agjitator antishqiptar nga njëra prej radiove tepër antishqiptare siç ishte për shumë dekada Radioja jugosllave me emisionet në gjuhën shqipe me valë që shtriheshin në Kosovë e në Shqipëri.
Mandej, shkrimtarë të Kosovës që tash nuk janë gjallë më kanë lënë dëshmi për Martin Camajn si një tip mendjemadh, arrogant e nënçmues.
Që nga Beogradi në Kosovë e korzos së Prishtinës krahë për krahë me Dobrica Qosiqin, me allti qëllimisht të dukshme në shokë, vinte në takime të organizuara nga institucionet e agjitacionit e propagandës që të inkurajonin shkrimtarët e artistët e rinj të Kosovës që për model të krijimtarisë së tyre ta kishin artin jugosllav dhe atë art e letërsi ta fusnin në gjirin e artit e të literaturës së madhe jugosllave të Titos.
Mbasandej poezinë e Martin Camajt e kam lexuar pa mundur fort të impresionohem. Pos me begatinë e fjalorit.
Tash paska plasë një debat: Ishte a s’ishte Martin Camaj i lidhur me UDB-në e Rankoviqit.
Martin Camaj ishte UDB-ja vetë. Ka pasë shokë, nuk ishte vetëm, por vetë ishte më i shquari.
Prandaj po mendoj që te Martini të lypim vetëm poetin. Jo patriotin shqiptar. Patriotët shqiptarë nuk kanë pranuar me ia bë hyzmetin UDB-së!Telegramisot.com