Komandanti i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Amir Gërguri ka njoftuar sot se ai bashkë me familjen e tij janë shëruar nga koronavirusi.
Përmes një postimi në Facebook, Gërguri ka bërë të ditur se kanë marrë konfirmimin nga IKSHPK-ja se janë shëruar.
Postimi i plotë:
Të dashur miq,
Pas një periudhe sfiduese, të përballjes me virusin COVID-19,nga IKSHP pranova konfirmimin se bashkë me familje jemi në mesin e të shëruarve!
Ju falenderoj shumë për kujdesin dhe përkrahjen e treguar ndaj meje dhe familjes time. Në veçanti mirënjohje për mjekët, heronjtë tanë, të cilët po punojnë pa ndalë dhe pa kursyer edhe shëndetin e tyre, me theks të veçantë ata në Drejtorinë e Shërbimeve Shëndetësore në organizatën ku punoj!
Kujdesuni për vetën, familjen dhe të tjerët, veproni sigurt, ruajeni shëndetin!
Faleminderit,