Pesë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit dhe janë regjistruar 75 raste të reja, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e shtetit fqinj.
Në 24 orët e fundit janë testuar 890 mostra dhe 75 kanë rezultuar pozitive. Po ashtu janë shëruar 136 persona.
Numri total i të infektuarve në Maqedoni të Veriut ka arritur në 11.202, ndërsa 505 kanë vdekur. Janë 3589 raste aktive.