Një rast i rëndë ka ndodhur në Klinikën e Pulmologjisë, ku një paciente e shtrirë me koronavirus i ka shpërthyer bombola e oksigjenit, duke pësuar djegie të duarve.
Ajo ka treguar për rastin duke thënë se ka pësuar djegie.
“Unë jam që 12 ditë e shtrirë në klinikë dhe vazhdimisht kemi pasë porbleme me mungesë të oksigjenit për pacientët që nuk mundeni me i kry të gjitha shërbimet në dhomë, janë bombolat më të vogla me të cilat mund të dalësh jashtë dhomës për në banjo”, ka thënë ajo për RTK.
Ajo ka treguar se problemi ka ardhur pasi nuk kishte se kush t’i ndihmonte për nevojat personale.
F.Xh ka bërë një apel për institucionet që të rregullojnë problemin me oksigjen sepse sipas saj vazhdimisht ka probleme.