Një tentativë vetëvrasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Një 30-vjeçari dyshohet se është hedhur nga lartësia në zonën e Unazës së Re.
‘Më datë 01.08.2020, rreth orës 20:15, në Unazë të Re, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia shtetasi O.H., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.” – njofton policia.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.