Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, bashkë me Policinë dhe Inspektoratin e Kosovës sonte kanë nisë një aksion për të monitoruar zbatimin e masave anti-COVID nga personat fizik dhe juridik të vendosura nga qeveria e Kosovës.
Ata tani janë në aksion tek lokacioni i njohur si “Kafet e Vogla” në Prishtinë.
Masat janë rigoroze dhe pritet mbyllja e atyre lokaleve që nuk i respektojnë ato.
Ballkani.info ju sjellë fotografi nga aksioni i policisë në rrugën “Fehmi Agani” apo siç njihet ndryshe “Kafet e Vogla”.
Të kujtojmë se në shumë qytete tashmë janë mbyllur disa lokale, si në Gjakovë, Vushtrri, etj