Mbretëresha e pop-it ndau së fundmi një teori konspirative për koronavirusit. Sipas Madonnas, vaksina e Covid ekziston, por po fshihet.
“Ata do të lejonin më mirë që njerëzit të kontrollohen nga frika, se sa të lejojnë të pasurit të pasurohen më shumë dhe të varfrit të varfërohen më shumë”, tha këngëtarja.
Instagrami vendosi sipër videos së saj mesazhin ‘informacion i rremë’ dhe krijoji një lidhje ku sqarohej pretendimi se ishte fals. Më pas, videoja u fshi.
Ky nuk është reagimi i parë i personazheve të njohur lidhur me virusin, që më pas fshihet apo censurohet nga mediat sociale.
Disa ditë më parë Leëis Hamilton tha se Bill Gates po gënjen lidhur me faktin se vaksina e Covid po testohen tek njerëzit. Hamilton e fshiu postimin më vonë, ndërsa tha se ende nuk dihen efektet anësore të vaksinës./ Burimi The Guardian